“Marrëveshja me lojtarin është arritur, ndërsa pritet vetëm “OK” nga Napoli”. Është ky lajmi që qarkullon në të gjitha mediat italiane, tashmë të sigurta se Elseid Hysaj do të largohet nga nënkampionët e Serie A, për të vazhduar karrierën në Spanjë. Mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë e pret Valencia, që sipas asaj që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut ka gjetur akordin me futbollistin.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani pritet vetëm përgjigja e Napolit, por edhe ajo nuk do të vonojë. Në pritje të transferimit, janë zbuluar edhe detajet e ofertës së klubit spanjoll. Elseid Hysaj do të kalojë në La Liga në formë huazimi, i cili kthehet në blerje të detyrueshme në bazë të arritjeve sportive të skuadrës. Po ashtu, Valencia ka plotësuar të gjitha kushtet financiare të mbrojtësit kuqezi.


Elseid Hysaj Ssc Neapel 1552569555 21082
Elseid Hysaj Ssc Neapel 1552569555 21082

Transferimi në Spanjë mund të jetë zgjidhja më e mirë për Hysaj, një nga titullarët e padiskutushëm kur Napoli drejtohej nga Maurizio Sarri, por që pas uljes në pankinë të Carlo Ancelotti ka gjetur shumë pak hapësira në formacion.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb