Rusia dhe Turqia kanë ndërmjetësuar një armëpushim të plotë në krahinën Idlib të Sirisë ndërmjet forcave qeveritare siriane dhe rebelëve, deklaruan agjencitë ruse të lajmeve duke cituar ushtrinë ruse.

Ushtria ruse tha se armëpushimi në Idlib kishte çuar në një reduktim të ndjeshëm të dhunës të mërkurën, njoftoi agjencitë e lajmeve ruse. Ata nuk thanë se sa kohë do të zgjaste armëpushimi. Idlib është bastioni i fundit i rëndësishëm i rebelëve.

Sulmet ajrore të hënën kanë vrarë të paktën 25 vetë, kryesisht civilë, në Sirinë veriperëndimore në javën e gjashtë të një ofensive ushtarake të udhëhequr nga Rusia, që deri tani ka vrarë qindra civilë, sipas banorëve dhe punonjësve civilë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, shumë prej të cilëve janë strehuar në kufirin turk nga sulmet ajrore që kanë vrarë disa njerëz.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb