Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “The Sun”, Milikoviç-Saviç do të jetë lojtari i ri i Mançester Junajtid. Për të marrë 23-vjeçarin që luan me Lacion, “djajtë e kuq” kanë paguar një shumë prej 90 milionë eurosh.

Bisedimet kanë nisur që javën e kaluar, por ato janë mbajtur në fshehtësi dhe vetëm sot mediat britanike kane zbuluar për marrëveshjen, e cila do të zyrtarizohet pas përfundimit të kampionatit. Futbollisti serb u zbulua nga drejtori sportiv Igli Tare, dhe të gjitha meritat shkojnë për të. 23-vjeçari është një bast i fituar i Tare. Në këtë sezon ai ka shënuar 13 gola.

Milionkovic-Savic, pritet të bëhet kështu blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë së Premier Ligës pas Paul Pogba, të dy lojtarë të ardhur nga Seria A.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/e-bujshme-arrihet-marreveshja-junajtid-shpenzon-90-milione-euro-per-yllin-e-zbuluar-nga-tare/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: