Ministri i Arsimit i Republikës së Serbisë, Srgjan Verbiç, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për sigurimin e teksteve shkollore për mësim në gjuhën shqipe.

Zyrtari nga Beogradi ka thënë se ky akt përmbyll një punë të madhe që ka të bëjë me sigurimin nga ana e shtetit serb “të teksteve shkollore për të gjitha pakicat”, njofton Qeveria e Serbisë.

Në fakt, Republika e Kosovës kishte siguruar tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në tri komunat e Luginës, por përdorimi i tyre nuk ishte lejuar nga autoritetet shtetërore të Serbisë. Librat kishin qëndruar për disa muaj në magazinat doganore, për t’u kthyer më pas në Kosovë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb