Juventus ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazimin me detyrim blerje për Jadon Sancho. Sipas RMC Sport, anësori i “Djajve të Kuq”, gjithashtu objektiv i Chelseat, është gjithnjë e më afër bardhezinjve, të cilët kanë gjetur akordin me anglezët për transferimin e 24-vjeçarit.

Sancho numëron 158 paraqitje dhe 53 gola në karrierën e tij me Borussia Dortmund, ndërsa ka luajtur 83 ndeshje dhe ka realizuar 12 gola me Manchester United.

Në kombëtare, Sancho u aktivizua në 23 ndeshje dhe shënoi 3 gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb