MEKE- Të paktën 2 223 pelegrinë kanë vdekur në rrëmujën që ndodhi gjatë pelegrinazhit në Mekë më 24 shtator, duke u shndërruar në katastrofën më të përgjakshme në historinë moderne të haxhit, sipas shifrave zyrtare të dhëna nga 34 vende.

Numri i të vdekurve është trefishuar në raport me bilancin zyrtar të dhënë nga autoritetet saudite, sipas qeverive, komisioneve kombëtare të pelegrinazhit dhe agencive të udhëtimeve.

Autoritetet suadite nuk kanë komunikuar më shifra të tjera dhe bilanci më i fundit që kanë raportuar ishte 769 të vdekur, dy ditë pas dramës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: