Anglia arriti të siguronte sot për herë të parë pas 28 vitesh një biletë në fazën gjysmëfinale të Botërorit pasi mundi me rezultatin e pastër 2-0 Suedinë.

Me këtë fitore, ‘Tre Luanët’ të cilët shpresojnë shumë të dalin fituesit e “Rusi 2018”, kanë mundësinë për të thyer rekordin e vitit 1956, atëherë kur kanë ngritur për herë të parë dhe të vetme një Kupë Bote.

Në një lidhje direkte për emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, gazetari Erion Shkambi u shpreh: “Anglia me kalimin në gjysmëfinale ka mundësinë të thyej rekordin e saj në një Botëror sa i takon golave të shënuar.

Në Rusi ‘Tre Luanët’ kanë realizuar 11 gola, po aq sa në vitin 1956.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb