TIRANE

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë nisur konfiskimin sigurimit të kontratave me ‘DH Albania’, pas zbulimit të megaskandalit që fshihej pas kësaj kompanie. Mësohet se procedurat nga ARRSH dhe OST kanë filluar zyrtarisht këto procedura më datë 11 dhjetor.

Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, ARRSH rishpalli sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës së Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

ARRSH dje kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë në fjalë. Shkresa drejtuar organit të akuzës përmban dy akuza për kompaninë DH Albania, konkretisht falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb