TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aksi Tiranë-Elbasan, i bllokuar gjatë ditëve të fundit, do të hapet për qarkullimin e mjeteve nga ora 16:00 e ditës së sotme. Ndërkohë ARRSH bën të ditur se zona e rrëshqitjeve në Ibë do të vazhdojë të jetë nën monitorim rigoroz për shmangien dhe parandalimin e çdo situate të mundshme.
INFORMACION MBI GJENDJEN E KALUESHMËRISË SË AKSEVE RRUGORE DERI NË OREN 15:00
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) rekomandojnë të tregohet kujdes për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve gjatë fundjavës si dhe kalimin me zinxhirë për shkak të fillimit të reshjeve të dendura të dëborës. Rekomandohet shmangie e qarkullimit në disa nga akset problematike në qarqet e vendit. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit. Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 15:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
QARKU TIRANË
Ka patur reshje bore në akset Trau Dajt-Qafe Molle-Bize, Trau Dajt-Antena dhe Qafë Priskë-Shëngjergj. Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është mbyllur për arsye sigurie. Qarkullimi kryhet normalisht në gjithë akset e tjerë të këtij qarku. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Qafe Priskë-Bizë. Qarkullohet normalisht deri në Ibë. Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.
QARKU DURRES
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim ka reshje të dendura. Të të respektohet sinjalistika rrugore.
QARKU ELBASAN
Ka reshje shiu dhe në zonat malore ka edhe reshje bore. Në aksin Librazhd-Stebleve ka patur reshje bore, por aksi është plotësisht i hapur. Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. Aksi Elbasan – Gjinar është momentalisht i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 1.5 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan. I ndërprerë qarkullimi në këtë pikë. Po punohet për riparimin provizor të çedimit të trupit të rrugës. Aksi Cërrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në aksin Librazhd – Steblevë. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës. Të evitohet kalimi nga këto akse.
QARKU BERAT
Ka patur reshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Në aksin Ura e Pilzes –Corovode ka rënie gurësh në zonën e shkëmbit të “Selanit”. Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasoje e reshjeve të dendura të këtyre ditëve.
QARKU VLORE
Aksi i vjetër Levan-Vlore vazhdon të jetë i mbyllur të Ura e Mifolit, si pasojë e daljes së ujit në rrugë. I bllokuar për momentin është edhe një pjesë e aksit Vlorë – Selenice, te Bishti i Malit, si pasojë e daljes së Vjosës. Reshje bore në Llogara, po punohet për pastrimin dhe kriposjen e aksit. Të evitohet qarkullimi në akset e përmbytura nga uji i Vjosës.
Momentalisht qarkullohet pa probleme aksi i Llogorasë.
QARKU GJIROKASTER
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie të vazhdueshme gurësh në rrugë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Po punohet me intensitet për pastrimin e vazhdueshëm të akseve në të dy këto segmente. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë.
QARKU KORÇE
Ka patur reshje debore për disa orë, sidomos në akset e rrethit të Ersekës dhe zonat malore. Eshtë kryer kriposja e segmenteve apo pjesëve të veçanta të akseve rrugore, ku ka patur prezencë akulli, për të evituar problematikën nga ky fenomen. Kriposja po vazhdon edhe përgjatë këtyre orëve. Situata po mbahet nën monitorim për orët në vazhdim. Të bëhet kujdes në qarkullim. Të gjitha mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Akset K/Boboshticë-Dardhë dhe Korçë –Voskopojë, qarkullohen me zinxhirë.
QARKU KUKES
Ka reshje shiu dhe në disa zona ka edhe reshje bore. Në aksin Fierzë – Lekbibaj, në afërsi të Lekbibajt, ka ndodhur një rrëshqitje, për momentin qarkullimi është i bllokuar. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të tregohet kujdes në qarkullim, si pasojë e borës dhe lagështisë në rrugë.
QARKU DIBER
Ka reshje shiu dhe bore në të gjithë qarkun. Në aksin Burrel-Skurraj ka patur rrëshqitje dherash që janë pastruar. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Në të gjithë qarkun qarkullimi kryhet normalisht. Të bëhet kujdes në qarkullim, të respektohet sinjalistika dhe të ecet me shpejtësi të ulet, sepse nga reshjet mund të shkaktohen rrëshqitje dherash.
QARKU SHKODER
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Në aksin Shkodër – Qafe Qele ka shembje dherash në fshatin Ganjolle. Qarkullimi kryhet me një korsi me vështirësi. Në segmentin Vrith-Razem dhe në segmentin Dedaj-Boge ka reshje bore. Po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin e tyre. Për momentin nuk ka probleme. Në akset e Pukës ka reshje bore, por nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në qarkullim, si pasojë e kohës me shi dhe borë, të cilat mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje dherash.
QARKU FIER
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
QARKU LEZHE
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: