Tenderi për lotin e 7 të aksit rrugorë Kardhiq-Delvinë nuk do të zbatohet pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka shtyrë atë në një kohë të pacaktuar. Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se ARRSH ka prioritete për disa vepra të tjera.

“Ministria ka të drejtë që t’i jap prioritet disa nga cështjeve emergjente që mund të ketë dhe nuk ka lidhje ka fonde apo nuk ka fonde këto janë prioritete momentale që ka ministria.” u shpreh Balluku.
Kardhiq-Delvinë është një nga nyjet më të rëndësishme të turizmit jugor pasi lidh rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë me Sarandën, duke shmangur Qafën e Muzinës, rrugë malore dhe e vështirë për automjetet. Sot janë vetëm 14 kilometra punime të mbetura.

“Po flasim për shtyrje të një procesi. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar. theksoi më tej Balluku.

Procedura që kishte në fokus “Ndërtim Rruga Kardhiq – Delvinë, Loti 7’ u shpall në faqen e APP në 24 prill dhe ofertat u pranuan deri në 17 qershor. Në terren aktualisht kantieret e punimit janë në një sërë lotesh të kësaj rruge.Në total sipas ofertave të shpallura fituese rruga pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit pak më shumë se 6.6 miliardë lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb