TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.Ka rënie të temperaturave gjatë natës në disa nga qarqet në vend, ndaj dhe rekomandohet kujdes si dhe kalimi me zinxhirë në disa akse.

Në qarkun e Kukësit kanë filluar reshjet e borës. Gjatë natës ka patur temperatura të ulëta gjatë natës, që kanë sjellë praninë e ngricave në rrugë. Kontraktorët kanë marrë masa për kriposjen e rrugëve.

Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 15:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë     

Qarkullimi normal. Ka problem vetëm ne aksin Qafë Mollë- Bizë ku lëvizja bëhet me zinxhirë. Përsëri rekomandohet kujdes për drejtuesit e mjeteve pasi ka prezencë akulli në disa vende në rrugë.

Qarku Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të behet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Qarku Elbasan  

Qarkullimi normal në segmentin Librazhd –Q.Thanë.

▪Aksi Librazhd – Lunik është i hapur pa probleme.

▪ Në aksin Lunik – Steblevë qarkullohet me zinxhirë

▪Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar për shkak të cedimit prej më shume se 2.5-3 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan. Po punohet për një variant të ri lëvizjeje. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30cm cedim në një gjatësi 40ml .

▪Aksi Cërrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll.  Niveli i ujit ka rënë por po punohet për pastrimin e mbetjeve dhe shembjes si pasojë e përmbytjes. 1.5 km përpara vendit të përmbytjes tek Diga e Banjës ka shembje nga skarpata në 3 vende më gjatesi 200 ml. Qarkullimi bëhet me një kalim. Po punohet për normalizimin e tij. Segmenti Lunik – Steblevë rekomandohet levizja me zinxhirë. Është ndërprerë qarkullimi në këtë pikë të aksit Elbasan-Gjinar. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh-Kaçivel-Elbasan

Qarku Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e reshjeve

Qarku Vlorë

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rrugë.

Qarku Gjirokastër       

Në aksin Gjirokastër-Tepelenë here pas here ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Në zonën e “Rrapit të Kuqarit” në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve në të dy këto segmente.

▪Në aksin Përmet–Çarshove, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Është vendosur sinjalistika përkatëse.

▪Në aksin Kufi Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. Ju lutemi përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Të behet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje.

Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje. Të bëhet kujdes në Qafën e Muzinës në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.

Qarku Korçë

Situata mbahet ne monitorim të vazhdueshëm. Kemi përmirësim të situatës me mëngjesin e sotëm ku rekomandohej përdorimi i zinxhirëve në disa nga akset e këtij qarku. Përveç aksit Korçë–Dardhë, që kalohet pjesërisht me zinxhirë, të gjithë akset e tjera funksionojnë normalisht e kalohet pa zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim. Aksi që qarkullohet pjesërisht me zinxhirë është Korçë-Dardhë.

Qarku Kukës     

Në të gjithë qarkun ka ngrica nga ulja e temperaturave. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Shembja në aksin Traget–Lekbibaj, që kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të tregohet kujdes në qarkullim si pasojë1 e ngricave në rrugë.

Qarku Dibër       

Si pasojë e temperaturave të ulëta ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marrë masat për pastrimin e rrugëve dhe për kriposjen e akseve. Të bëhet kujdes, sepse ka ngrica në rrug. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafë-Dragalice–Steblevë.

Qarku Shkodër  

Si rezultat i temperaturave të ulëta ka prani të ngricave në rrugë. Të gjitha akset janë kriposur si pasojë e pranisë se ngricave. Në aksin Shkodër-Qafë Qelë, në Ganjollë, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar. Vazhdon puna për ta hapur rrugën me dy kalime. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

Qarku Fier

Gjendja ne akset e Fierit është normale. Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Qarku Lezhë      

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.

(er.nu/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: