Kryetari i bashkisë së Peqinit ka bërë me dije këtë të Martë se Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Bashkisë Peqin lidhur me marrjen e masave urgjente për eliminimin e situatës problematike në segmentin e rrezikshëm të Pajovës ku ka patur disa të plagosur e viktima muajt e fundit.

Sipas kryebashkiakut Bukurosh Maçi, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka garantuar pushtetin vendor se do të marrë masa të menjëhershme me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe uljen e rrezikshmërisë në aksin Peqin-Pajovë, konkretisht në pjesën e rrugës që kalon në qendër të fshatit Pajovë.

Pas verifikimeve të imtësishme të kryera nga grupi i punës i ngritur për këtë rast me ekspertë të fushës, ARRSH do të marrë masa për vendosjen e sinjalizuesve me dridhje ose shirita, vendosjen e sinjalistikës së përforcuar për vendkalim këmbësorësh, vendosjen e sinjalistikës që njofton hyrjen në zonë të banuar si edhe do të përcaktojë kufirin maksimal të shpejtësisë deri në 30 km/orë për mjetet.

Whatsapp Image 2024 12 02 At 20.17.05
Whatsapp Image 2024 12 02 At 20.17.05

Gjithashtu ARRSH do vendosë tabela vertikale me mbishkrimi “Kujdes fëmijët”.

Nga ARRSH do vendosen kurrizë artificialë, policë të shtrirë me qëllim uljen e shpejtësisë. Një tjetër masë do jetë edhe vendosja e një mbikalimi për këmbësorë i cili rrit sigurinë rrugore në këtë zonë të banuar.

Siguria dhe mirëqënia e qytetarëve të Peqinit është në qendër të vëmëndjes tonë çdo ditë sipas kryebashkiakut të Peqinit.Në segmentin rrugor Pajovë -Peqin gjatë këtij viti fatkeqësisht ka patur aksidente të shumta, disa prej të cilëve me të plagosur rëndë dhe viktima.

Humbja e jetë së një nxënësi të Shkollës së Pajovës pak javë më parë u pasua me revoltë dhe protesta të gjithë komunitetit të Njësisë Administrative Pajovë të cilët i kërkuan ARRSH ndërhyrje urgjente për rritjen e parametravevtë sigurisë rrugore për të evituar aksidentet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb