TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit dhe ngricat e formuara për shkak të temperaturave të ulëta. Situata paraqitet e përmirësuar, por disa akse në disa nga qarqet në vend vazhdojnë të paraqesin problematikë në kalueshmëri për shkak të ngricave. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.
Bëhet me dije se deri në orën 10:30 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
QARKU TIRANË
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij Qarku. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i zë dielli, për shkak të ngricave.
QARKU DURRES
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.
QARKU ELBASAN
Aksi Librazhd-Stebleve është i hapur. Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thanë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik –Stebleve. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës. Në akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.
QARKU BERAT
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet të qarkullohet me kujdes, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta të natës dhe orëve të para të mëngjesit.
QARKU VLORE
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes, të bëhet kujdes nga ngricat.
QARKU GJIROKASTER
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e para të mëngjesit, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në rrugë.
QARKU KORÇE
Të kihet kujdes gjatë orëve të para të mëngjesit dhe ne orët e mbrëmjes, sepse për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë zona me ngrica. Eshtë kryer kriposja e të gjitha akseve situata është normale. Gatishmëria është e plotë. Kalueshmëria pa problem. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet qarkullojnë me kujdes në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.
QARKU KUKES
Janë spërkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash nga temperaturat e ulëta.
Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në segmentin K.Domaj – Draj Reç, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimi në Rrugën e Kombit kryhet normalisht .
QARKU DIBER
Eshtë bërë kriposja në disa nga akset e këtij qarku ka patur ngrica nga temperaturat e ulëta të natës si: Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli – Kraste. Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin Q.Klenje – Klenje, Zall Dardhe – Qafe Draj. Rekomandohet kalimi me zinxhirë edhe në segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe U. e Qytezes – Zerqan.
QARKU SHKODER
Në aksin Mes – Prekal ka ndodhur një rrëshqitje e skarpatës në fshatin Omaraj. Ka përfunduar puna për hapjen e rrugës dhe largimin e gurëve dhe masivit të dherave nga rruga. Tani aksi qarkullohet normalisht. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e tjera. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e para të ditës dhe në orët e mbrëmjes.
QARKU FIER
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier – Lushnje
QARKU LEZHE
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë. Të bëhet kujdes në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes, pasi ulja e temperaturave shkakton ngrica në segmente të caktuara.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: