TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar informon drejtuesit e mjeteve, që ditën e martë datë 05.04.2016 Tuneli i Krrabës, rruga Tiranë-Elbasan do të qëndrojë i mbyllur për 2 orë. Sipas ARRSH-së, orari i mbylljes do të jetë nga ora 19:30 deri në 21:30 të mbrëmjes.

Arsyeja e mbylljes për 2 orë është në kuadër të projektit ECOROADS (Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation), ku ekspertë të SEETO-s (South East Europe Transport Observatory), do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve se kalimi do të kryet nga aksi i vjetër rrugor Tiranë-Elbasan.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: