Arsen Venger do të kthehet sërish në futboll, por këtë herë me një rol tjetër. Ish-trajneri I Arsenalit që u largua nga pankina e skuadrës londineze pas më shumë se dy dekadash duket se ka vendosur të mos i veshë më tutat, për të nisur një karrierë të re si drejtor sportiv.

Është ky lajmi që vjen nga “Le Parizien”. Sipas gazetës franceze është Paris Sent Zhërmen që ia ka ofruar këtë rol të rëndësishëm Arsen Venger.

Ky I fundit ka marrë kohë për të vendosur, por duke qëndruar në atë që raporton e përditshmja përgjigja do të jetë pozitive.

Gjithsesi, kjo aventurë e Venger do të nisë në fund të këtij sezoni, ndërsa ai do të marrë vendin e Antero Henrikes, aktualisht drejtor sportiv i klubit të Paris SG.

Me një karrierë të pasur dhe të suksesshme si trajner, Venger njihet si një specialist për zbulimin e talenteve dhe është pikërisht kjo që i duhet klubit Parizien, i cili deri tani ka operuar në merkato duke shpenzuar shuma marramendëse.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb