Gabriel Jesus pësoi lëndim në ndeshjen e FA Cup ndaj Manchester United, çka shqetësoi jo pak stafin e Arsenalit.

Problemi duket se ka të bëjë me gjurin e majtë dhe sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, mund të jetë një dëmtim i rëndë.

Rreth dëmtimit të sulmuesit Jesus, foli trajneri i Arsenalit, Arteta. “Jam shumë i shqetësuar, kjo është ndjenja ime. Ai duhej të dilte me barelë duke prekur gjurin… Kështu që fatkeqësisht gjërat nuk po shkojnë mirë”- tha Arteta.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb