Sportingu i Lisbonës ka ndalur ecurinë e fitoreve të Arsenalit në Europa League. Në ndeshjen e zhvilluar në ”Emirates Stadium”, Arsenali ka barazuar pa gola ndaj Sportingut
Pavarësisht rasteve dhe dominimit nga Arsenal, portugezët ishin të mbyllur në mbrojtje dhe ishte i pamundur depërtimi. Pas 4 ndeshjeve, Arsenali renditet në vendin e parë në grupin E, ndërsa, Sportingu në vendin e dytë me tri pikë më pak.Pavarësisht këtij barazimi, Arsenali ruan kreun e grupit dhe hedh një hap më tej drejt kualifikimit.
Në sfidën tjetër mes Olimpiakos dhe Dudelanzh 5-1, shqiptari Daniel Sinani i Dudelanzhit shënoi golin e nderit për skuadrën e tij.
REZULTATET:
Arsenal – Sporting 0-0
Leverkusen – Zyrih 1-0
Betis – Milan 1-1
Bordo – Zenit 1-0
Selltik – Lajpcig 2-1
D.Zagreb – Trnava 3-1
Ludogorets – AEK Larnaka 0-0
Olimpiakos – Dudelanzh 5-1
Rosenborg – Salcburg 2-5
Slavia Pragë – Kopenhagen 0-0
Vorskla – Karabak 0-1
Akhisar Spor – Sevilja 2-3
Apollon – E. Frankfurt 2-3
BATE – Çelsi 0-1
D. Kiev – Rene 3-1
Genk – Beshiktash 1-1
Krasnodar – St. Liege 2-1
Lacio – Marsejë 2-1
Malmo – Sarpsborg 1-1
MOL Vidi – PAOK 1-0
Rapid Viena – Vijareal 0-0
Spartak – Rejnxhërs 4-3
Fenerbahçe – Anderleht 2-0 Valbuena 71′, Frei 74′
BalkanWeb