Tashmë është zyrtare. Mikel Arteta- Arsenal do të vijojnë bashkëpunimin deri në 2027.

Ata kanë krijuar një lidhje shumë të fortë ndërmjet tyre, me palët që janë të kënaqur me bashkëpunim këtë periudhë aq sa kanë vendosur të rinovojnë kontratën aktuale. Sipas mediave angleze, Arteta ka pranuar ofertën e fundit të ardhur nga drejtuesit e klubit, ka firmosur një kontratë të re deri në 2027, aktualja përfundonte në 2025.

Puna e bërë nga Arteta ka tërhequr shumë vëmendje, madje edhe shifrat flasin qartë. Arteta arriti fitoren e 100 në Premier League përpara ikonave si Arsene Wenger dhe Sir Alex Ferguson.

Një vit më parë, Arteta flirtoi edhe me titullin në Premier League, por të gjithë besojnë se kjo është thjeshtë çështje kohë. Në dy vitet e fundit, Arsenal është kualifikuar me shumë lehtësi në Champions League, ndërsa ekipi vijon të rifreskohet me elementë të rinj, siç ndodhi këtë verë ku u afruan lojtarë si Calafiori, Mikel Merino dhe Raheem Sterling.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: