Të etër për trofe, Mikel Arteta vlerësoi maksimalisht edhe Kupën e Ligës duke hedhur në fushë pjesën më të madhe të titullarëve edhe pse përballë kishin një rival modest si Bolton. “Topçinjtë” ishin të papërmbajtshëm duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1. Më shumë se sa shifrat, apo kualifikimi për në fazën e 1/8, Arteta dhe tifozët e Arsenal festuan për Nwaneri-n, talentin anglez i cili në debutimin e tij realizoi një “dopietë” golash.

Siparin e golave e hapi Rice me një goditje të saktë nga jashtë zonë. Në minutën e 37-të ishte Ethan Nwaneri i cili dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, 17-vjeçari gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenal pas një gafe të Bolton në prapavijë. Miqtë u përpoqën të riktheheshin në lojë me Collins që ngushtoi shifrat në 3-1, por Arsenal nuk e uli ritmin për asnjë moment pasi golin e parë me fanellën e Arsenal e gjeti edhe Sterling me sulmuesin anglez që shumë pranë vijës fatale e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Për të kompletuar “manitan” e golave mendoi Havertz.

Në përfundim të ndeshjes mendimi i parë i Arteta-s shkoi pikërisht për Nwaneri-n: “Isha me të vërtetë shumë i lumtur kur shënoi, Në përgjithësi u tregua shumë i zoti, ishte një paraqitje potente nga ana e tij”, u shpreh Arteta i cili përgëzoi edhe vogëlushin Jack Porter, portierin 16 vjeçar që zbriti në fushë si titullar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: