Pas dëmtimit të sulmuesit Bukayo Saka, që pritet të mungojë deri në shkurt, tek Arsenal ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi. I pari në listën e trajnerit Mikel Arteta është sulmuesi brazilian Matheus Cunha. 25-vjeçari, që luan me Wolves në Premier League, kosndierohet si elementi i duhur, lajm që konfirmohet nga “Daily Telegraph”.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Wolves dhe kostoja e kartonit të tij është 50 milionë euro. “Topçinjtë” synojnë ta sjellin Cunha që në janar, por duket se klubi i tij po pret edhe oferta të tjera. Interesi për brazilianin është i madh, teksa këtë sezon ka realizuar 10 gola në Premier League në 18 ndeshje.

Lidhja e Arsenal me Cunha vjen gjithashtu edhe me dëmtimin e Raheem Sterling, ndaj dhe opsionet e Arteta në repartin e avancuar janë të kufizuara. Klubet janë në bisedime për të mbyllur një marrëveshje që në ditët e para të janarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: