Tekniku i Arsenal, Arteta doli në konferencë para ndeshjes së Champions ndaj Gironas.

Ne jemi këtu për të fituar ndeshjen dhe për ta bërë këtë do të duhet të jemi më të mirë se ata. Janë një ekip vërtet i forte. Nëse shihni ndeshjet që kanë luajtur në Champions League kundër kundërshtarëve kryesorë, ata ia kanë bërë jetën shumë të vështirë.

Matematikisht, kualifikimi mes tetë më të mirave është i pasigurt për momentin, ndaj duhet kujdes”, shtoi trajneri spanjoll i Arsenal, që ndalet edhe te merkato: “Ka situata të hapura. Nëse mund ta përmirësojmë ekipin me lojtarë që mund të kenë ndikim do të përpiqemi ta bëjmë”.

Për gjendjen e Mikel Merino, ai tha: “Ishte shumë i pafat por karakteri i tij është i jashtëzakonshëm. Ai është shumë i vendosur dhe tani ka ritëm, vrull dhe ka pasur disa momente vërtet të mira në javët e fundit. Fatkeqësisht ai ka pasur disa ngacmime të vogla por asgjë serioze”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb