“Topi i Artë” po kthehet gjithnjë e më shumë në çështje, shumë janë të pakënaqur më rezultatin, shumë më mënyrën e votimit, por ka edhe nga ata të cilët nuk e pëlqejnë fare si çmim. Një prej tyre është trajneri i Arsenalit Arsene wenger: “Jam totalisht kundra Topit të Artë, pasi nuk mer në konsideratë punën në grup. Nuk do votoja për asnjë edhe nëse do e kisha mundësinë”.

 

Duke lënë pas “Topin e Artë”, Wenger kthehet në Premier League, aty ku të dielën Arsenali i tij do të përballet me Man.City: “Sfide Snchez-Aguero? Premier League ka futbollist të tjerë të mëdhenj, por sigurisht këto të dy janë futbollistët me rendimentin më të mirë. Aguero nuk ka luajtur në vazhdimësi për shkak të dëmtimeve, por mbetet një kampion i madh. Sanchez është gjithnjë i karikuar dhe me shumë entuziazëm. Gjithnjë pret me padurim për të zbritur në fushë, ajo që i bën përshtypje njerëzve është entuziazmi i tij.

 

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb