Arsenal është duke vëzhguar nga afër sulmuesin anësor të Rennes Ismaila Sarr.

20-vjeçari është përfolur si Dembele i ri, dhe tifozët e Topçinjve mendojnë se ai mund të jetë e ardhmja e klubit.

Sarr është një lojtar i përfaqësueses senegaleze i cili luajti në Kupën e Botës. Ai vlen rreth 25 mln euro, por edhe Inter është interesuar për talentin. Ndërkohë Rennes insiston se Sarr nuk do të shitet në janar.

Sarr ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve angleze pas paraqitjes së tij në Botëror, dhe është krahasuar me Dembele-n e Barcelona-s.

Përdoruesit e Arsenal në Twitter e duan me çdo kusht në Emirates. “Ai është e ardhmja e futbollit,” shkruan një mbështetës, ndërsa tjetri shton: Ismaila Sarr është lojtari për të cilin kemi nevojë.”

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: