Arsenali ka njoftuar nënshkrimin me Nicolas Pepe nga Lille në një marrëveshje pesë-vjeçare. 24-vjeçari do të mbajë numrin 19 në klubin e tij të ri pasi la Ligue 1 për shumën e 80 milionë eurove. Marrëveshja ishte konfirmuar tashmë nga presidenti i klubit francez përpara se Arsenali ta bënte zyrtar të enjten.

Ivoriani luajti në 80 ndeshje për Lille duke shënuar 37 gola dhe 18 asistime. Ai bëhet transferimi më i shtrenjtë i Arsenalit pas ardhjes së Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette verën e kaluar për 63 milion dhe 53 milion € respektivisht.

“Nicolas është një lojtar me shumë vlera dhe me talent, i cili u kërkua nga shumë prej skuadrave më të mira në Evropë,” tha Unai Emery pas mbërritjes së tij.

“Nënshkrimi i një anësori të klasit të lartë ka qenë një nga objektivat tona kryesore në këtë merkato dhe unë jam i kënaqur që ai u bashkua me ne. Ai do të shtojë ritmin, fuqinë dhe kreativitetin, me qëllim që të sjellë më shumë gola në ekipin tonë”, u shpreh Emery.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb