Arsenali ka fituar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Watfordit në ndeshjen e javës së 33-të në Ligën Premier. Ndeshja nisi shumë mirë për Arsenalin që arriti të shënojë që në minutën e 10-të.

Një gabim i Ben Foster, bëri që Pierre-Emerick Aubameyang, të shënojë për 1-0. Një minutë më pas sulmuesi Troy Deeney i Watfordit mori karton të kuq pas një goditje me bërryl në fytyrë ndaj Lucas Torreiras.

Arsenal nuk arriti të shënonte gola të tjerë në këtë sfidë edhe pse kundërshtari luajti për 80 minuta me një lojtarë më pak. Pas kësaj fitoreje Arsenali ngjitet në vendin e katërt me 66 pikë, aq sa edhe Chelsea që është një vend më poshtë por me një ndeshje më shumë se ‘Topçinjtë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb