Paris Saint-Germain do të udhëtojë drejt Anglisë për të luajtur sfidën e rradhës në “Uefa Champions League” kundër Arsenalit. Vetëm pak orë para nisjes, klubi francez ka marrë një lajm aspak të mirë për një njërin nga lojtarët.

Autoritet policore i kanë refuzuar hyrjen në Angi Sergio Auirier për shkak të një dënimi që ka marrë vitin e kaluar pasi sulmoi një polic. 23-vjeçari aktualisht po e apelon vendimin, por për policinë angleze, ai nuk mund të hyjë në vend derisa të ketë sqaruar plotësisht situatën e tij.

Klubi i PSG-së reagoi i indinjuar ndaj këtij vendimi, i cili sipas tyre kishte ardhur shumë vonë. “PSG ndjen keqardhje që prezumimi i pafajësisë nuk ka influencuar vendimin e Britanisë. Edhe UEFA i dha mbështetje të plotë PSG-së rreth kësaj çështje, për të ruajtur integritetin e aktiviteteve të saj.

Na vjen keq sidomos që autoritetet britanike komunikuan vendimin vetëm në orën 14:00 të ditës së sotme, edhe pse klubi punon prej 6 ditësh për të gjetur një zgjidhje për t’i mundësuar lojtarit tonë të udhëtojë me shokët e skuadrës në Londër”, shkruhej në reagimin e PSG-së.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: