TIRANE – Ligji për Arsimin e Lartë i kundërshtuar nga stafet akademike dhe studentët do të jetë në qendër të një takimi që Presidenti, Bujar Nishani do të zhvillojë nesër me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Kreu i shtetit përpara se të shprehet me dekret ka vendosur që të diskutojë për këtë çështje me grupet e interesit. Pak ditë më parë ai dëgjoi mendimet e akademikëve dhe pedagogëve të disa universiteteve. Ata i kërkuan të mos e dekretojë ligjin e miratuar nga mazhoranca në një seancë të posaçme më 21 korrik, pasi sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën e jurisprudencën si dhe cenon autonominë e institucioneve të Arsimit të Lartë.
Në takimin konsultativ të së hënës, Presidenti Nishani tha se do të jetë garant i Kushtetutës lidhur me respektimin e së drejtës për arsimim dhe autonomisë së institucioneve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb