Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

7 arsyet përse ndiheni të lodhur gjithë kohës

Anemia

Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut. Këto të fundit transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me veshkat.

Përveç lodhjes së vazhdueshme, anemia shoqërohet me vështirësi në fjetje, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje në kraharor dhe të kokës.

Dehidratimi

Nëse njeriu nuk pi ujë për një kohë të gjatë do të ndihet më i lodhur dhe më i acaruar. Dehidratimi afatgjatë ka një ndikim domethënës në nivelet e energjisë dhe tek humori. Studimet, të ciave u referohet AgroWeb.org thonë se truri tkurret kur mungojnë lëngjet. Përveç lodhjes, dehidratimi shfaqet me simptoma të tjera siç është mjegullimi i trurit, enjtje e gishtave, dhimbje koke dhe tharje të lëkurës.

Sigurohuni që të pini ujë vazhdimisht.

Tiroidja

Kur hormonet e tiroides dalin jashtë normales, një aktivitet i rëndomtë ditor mund të duket drobitës. Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin. Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht, bëni një analizë të tiroides sa më parë.

Diabeti

Më shumë se një milion njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me diabetin e tipit 2. Shumë të tjerë as nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje e cila shfaqet edhe nëpërmjet ndjesisë së lodhjes së vazhdueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb