TIRANE– Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka bërë lëvizjen e dytë në institucionin që ajo drejton prej 10 ditësh. Pas emërimit të drejtorit për Marrëdhëniet me Jashtë, ka firmosur edhe largimin nga detyra të kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha. Ai ishte komanduar në këtë detyrë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Pas largimit nga Prokuroria e Tiranës, Petrit Fushaj do të ushtrojë detyrën e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, në sektorin e Dekriminalizimit.

Në këtë detyrë, kryeprokurorja Marku ka komanduar prokurorin Dritan Rreshka.

Prokurorja e Përgjithshme cakton drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës
Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar për çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit.

Pak ditë më parë, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka komanduar në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb