Gazetarja Mira Kazhani tha në “Real Story”, në News24, se Arta Marku nuk shkëlqeu si kryeprokurore. Kazhani u shpreh se Marku ishte një grua e pastër, por nuk pati kurajo që të bëhej një Silvia Konti e Shqipërisë.

Por, gazetarja vlerësoi prezantimin e sotëm të Markut në KLP, si njëra nga kandidatet për kryeprokurore e re e vendit, teksa tha se ajo foli qartë dhe kulluar.

“Arta Marku nuk shkëlqeu si kryeprokurore. Ajo ishte një grua e pastër, nuk pati kurajo, pra nuk ishte Silvia Konti. Nuk gëzoi shkencën e fjalës, nuk artikuloi mirë. Sot bëri një prezantim aq të mirë, sa më erdhi keq. Sikur të kishte folur kaq qartë dhe e kulluar besimi në të do të ishte më i madh”, deklaroi gazetarja Kazhani.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb