VLORË

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ndodhet në Vlorë për të bërë analizën vajtore të Prokurorisë së këtij qyteti. Ajo pohoi se qyteti bregdetar është një zonë me kriminalitet të lartë, ndërsa apeloi për një bashkëpunim të thellë mes organeve ligjzbatuese me qëllim zbulimin e ngjarjeve që janë ende ‘enigmë’ për drejtësinë shqiptare.

Pas Vlorës, Arta Marku nesër do të jetë në qytetin e Gjirokastrës. Ajo kishte një mesazh të fortë për gjyqtarët dhe prokurorët teksa shtoi se çdo kush duhet  të mbajë mbi supe kostot e dështimit.

Kryeprokurorja  pohoi se ‘togat e zeza’ duhet të vijojnë me përkushtim dhe vendosmëri duke mos u intimiduar nga askush në çështjet që kanë në proces hetimi dhe gjykimi.

“Vlora është një qytet me kriminalitet të lartë . Disa ngjarje në Vlorë janë ende të pazbuluara. Momenti të analizojmë se çfarë kemi bërë. Duhet bashkëpunim me policinë dhe organet kompetente. Do vijë momenti që çdo gjyqtar do mbajë kostot e dështimit. Mos u intimidoni nga askush.  Punoni me përkushtim e vendosmëri”, tha Marku.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: