TIRANË- Gazetari i News 24, Artan Hoxha dhe grupi i xhirimit që ndoqën makinën e eksperimietit hetimor në lidhje me procesin në ngarkim të Arben Frrokut japin detaje nga eksperimenti.

Sipas Hoxhës mjeti i eksperimentit që përshkoi rrugën Tiranë-Kapshticë, për të vërtetuar nëse Frroku ka kryer apo jo vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka lëvizur me shpejtësi maksimale deri në 160 km/orë si dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve të policisë për ta ndaluar së paku në 5 qytete.

“Dua të theksoj se në këtë eksperiment është ndjekur itineriari që mendohet të ketë bërë Arben Frroku dhe Jak Jaku ditën e ngjajres. Por, automjeti i eksperimietit nuk iu përmbajt furnizimit me karburant (10 mijë lekë) në Bilisht që bëri Frroku. Makina ka qënë në maksimimin e shpejtësisë, deri në 160 km /orë, duke kaluar edhe 5 postblloqe policie në qytete të ndryshme. Shpejtësia ishte aq e madhe sa automjeti ka rrezikuar të rrëzohet apo të përplaset me të tjera mjete që vinin përballë”, – sqaron Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha sqaroi më tej se, “Të dhënat atmosferike ishin të ngjajshme me ato të ditës së vrasjes, por lëvizja nëpër Qafë-Krrabë nuk ishte në të njejtat kushte, pasi sot karvani nuk është ndeshur me asnjë automjet përballë, rruga ka qënë e lirë, ndryshe nga mometi i ngjarjes kur tuneli nuk ishte i hapur dhe lëvijza bëhej nëpër Qafë-Krrabë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja edhe Qafë-Thana ka qënë një rrugë me gropa, ndërsa sot situata ka ndryshuar”.

Hoxha shton se duke qënë se celulari i Frrokut u vu në përgjim kur ai ishte në Bilisht është e lehtë të vërtetohet koha kur ai ka mbërritur në Kapshticë.

Një detaj tjetër i bërë me dije nga Hoxha, ishte fakti se mjeti i eksperimentit kishte targa të huaja malazeze, pasi i përkiste mjeteve të sekuestruara nga policia.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb