TIRANE-Prishja e tribunës së stadiumit “Qemal Stafa”, i vetmi monument kulturor i arenës ka shkaktuar debat të madh ne opinionin publik.

Megjithëse ishte thënë se fasada nuk do të prishej, ditët e fundit ajo është hedhur thuajse në tokë për ti hapur rrugë “Arenës Kombëtare”.

Pas prishjes së saj, drejtori i ALUIZNI-t, dhe një prej mbrojtësve të trashëgimisë kulturore, Artan Lame ka kërkuar ndjesë në faqen e tij në Facebook.

Ai ka postuar një fotografi të tribunës së stadiumit kur ajo nuk ishte prishur ende, duke shkruar “ndjesë”.

Per prishjen e monumentin kulturor tek Stadiumi, ka reaguar kryeministri Edi Rama qe i ka cilesuar ato, te shemtuara.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: