Java e 8 e Premier Ligës angleze do të mbahet mend edhe si java e humbjes së parë për Arsenal. “Topçinjtë” munden në mënyrë surprizuese në transfertë ndaj Bournemouth 2-0, duke regjistruar kështu edhe disfatën e parë sezonale.

Për skuadrën e Artetës sfida u kompromentua që në pjesën e parë, teksa kartoni i kuq i marrë në minutën e 30 nga Saliba, bëri që për afro 1 orë lojë at të luajnë me një lojtar më pak. Superioritetin numerik e shfrytëzuan në maksimum vendasit që shënuan madje dy herë në portën e Rayas, në minutat 70 dhe 79, me Christie si dhe Kluivert nga pika e bardhë e penalltisë, për të rrëmbyer 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një prej ekipeve pretendente këtë sezon në Premier League.

Edhe vetë tekniku spanjoll Arteta në përfundim të takimit, theksoi se Premier Liga është një kampionat shumë i fortë, e të tentosh fitoren ndaj kujdo skuadre me 10 futbollistë për gati 60 minuta lojë është thuajse e pamundur. Arsenal pas humbjes së parë mbetet në vendin e 3 në kuotën e 17 pikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: