NGA MARSELA KARAPANCO*-TIRANË-Festat e këtij nëntori e gjejnë këtë djalosh 11-vjecar më të lumtur se kurrë, sepse realizoi një ekspozitë pikturash krejtësisht të tijën.
Piktura për Muenis Mashën, është fjala e tij, tingulli që fatkeqësisht nuk mund t’a dëgjojë.

Ai është një fëmijë i veçantë, por jo për faktin e të qenurit autik dhe që fatkeqësisht vuan dhe nga një tumor në kokë, por sepse të gjithë botën e tij e shpalos me ngjyra mbi fletët e bardha, ashtu si jo cdokush mund të arrijë ta bëjë. E përpos këtyre, mami Xhilda ka gjetur forcën të ecë përpara dhe ndan emocionet e kësaj dite të vecantë për Muenisin.

Ndërkohë për drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare ‘Misto Mame’ dhe stafin pedagogjik, nga puna me Munisin vjelin vetëm dashuri e ciltërsi.

Por Muenisi nuk di vetëm të pikturojë, ai di të luajë violinë, të vallëzojë shumë bukur, madje madje edhe të përdorë më së miri teknologjinë. Teksa ne ishim duke marrë… ai di te luaje violine, te vallezoje shume bukur, madje madje, edhe te perdore me se miri teknologjinë, bën fotografi pa fund.

Ne u larguam, por do kthehemi përsëri, me shpresën se të tjera vizatime do mbushin murin e kësaj shkolle nga dora e Muenisit.

Përpos të gjitha këtyre…ai nuk ka zgjedhur as të mposhtet e as të dorëzohet. Ai e jeton jetën e tij si një telajo, dhe vendos në të vetëm ngjyra të bukura.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb