Rrjeti britanik BBC i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Duke folur për albumin e saj të shumëpritur “Expectations” që publikohet me 22 qershor, BBC shkruan se Bebe Rexha, ashtu si Dua Lipa dhe Rita Ora janë pjesë e pushtimit Shqiptar të top listave botërore.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve” shprehet Bebe duke qeshur. “Jemi të fortë. Nuk na mund asgjë” shprehet Rexha teksa tregon sesi babai i saj Flamuri emigroi në SHBA kur ishte 21 vjeç ndërsa mamaja, edhe ajo shqiptare kishte lindur në Nju Jork.

BBC nënvizon se Bebe sapo ka publikuar këngën e saj të re “I’m a Mess” ndërsa albumi i saj i ri lancohet më 22 qershor, por kantautorja shqiptare ka realizuar një sërë Hitesh për artistë si Eminem, Rihanna, Selena Gomes, Nick Jonas dhe Iggy Azalea. Kënga e saj me e fundit “Meant to Be’ ka shitur 4 milion kopje në SHBA duke u renditur në majat e klasifikimt amerikan.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: