FIER

Në kuadër të javës europiane 28 artistë nga e gjithë Europa janë bërë bashkë dhe kanë çelur në Fier ekspozitën në akuarel. Sipas Kuratorit të ekspozitës çdo njëra prej veprave flet në ngjyra dhe në teknikë duke përcjellë me mjeshtri veprat e artistëve që vijnë nga cdo cep i Evropës .


Kryebashkiaku i Fierit vlerësoi celjen e ekspozitës në këtë qytet si një nder i vecantë dhe shprehu me nota superlative veprat  e artistëve.



Veprat e artistëve nga 14 shtete si Italia, Spanja, Suedia apo Rusia do të qëndrojnë të ekspozuara për disa ditë në galerinë e arteve “Vilson Kilica” në Fier.

(BalkanWeb)