Dueti “Duam” është një nga dedikimet më të bukura që kanë realizuar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Dhe siç ndodh me shumë këngë që lënë gjurmë e pëlqehen, të gjithë do të dëshironin të kishin një copëz të tyre.

Një dyshe nga Gjeorgjia e ka pikasur këngën dhe ka përdorur melodinë e saj për të krijuar një version tyrin. Fansat e çiftit e kanë vënë re dhe menjëherë kanë njoftuar Miriamin e Albanin.

Këngëtarja është përgjigjur me një postim në InstaStory ku shprehet se janë në dijeni. Pavarësisht se ata s’u kanë kërkuar leje për të drejtat, çifti ka zgjedhur që të mos marrë masa duke vlerësuar dashurinë e tyre ndaj këngës.

‘Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një cover të këngës Duam nga dy artistë nga Gjeorgjia, ndoshta sepse po qarkullon shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin, por ka më shumë se 1 vit që ka dalë dhe ne jemi në dijeni që atëherë dhe pse nuk i njohim personalisht. Edhe pse do kishte qenë mirë të na kishin kërkuar leje për të drejtat e Cover-it, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.’-shkruan këngëtarja shqiptare.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb