Artisti shqiptar Anri Sala do të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë me një instilacion të veçantë në Sydney.

Për edicionin e 33-të, “Kaldor Public Art Project” , artisti shqiptare me famë ndërkombëtare, do të shfaq “The Last Resort” /(Resorti i fundit), shkruan arts.theareview.com.
Duke zënë vend në kodrën “Observatory Hill”, kjo vepër artistike do të ekspozohet për tri javë me radhë, duke nisur nga 13 tetori deri më 5 nëntor.

Instilacioni i Anri Salës është një gërshetim i skulpturës me tingullin dhe përfaqëson herën e parë që artisti e ka krijuar një vepër të madhe për audiencën australiane.

RavelRavel

“Kam dashur ta imagjinoj sesi një udhëtim nëpër erë, valë, dhe ujë do të mundë të afektonte një kryevepër muzikore të periudhës së iluminizmit”, ka thënë Anri Sala, duke folur për “The Last Resort”. “Çfarë do të bëhej me ‘Koncertin për klarinetë’ të Mozartit nëse do të fluturonte apo të dilte si një mesazh në shishe, derisa të lahej në breg pas një udhëtimi të gjatë?, ka pyetur ai.

Vepra “Koncerti për klarinetë” e W. A. Mozart, do të transformohet në veprën e artit të Salës, duke shtuar e riimagjinuar pjesët kanonike të muzikës.

“Anri është një nga artistët bashkëkohorë kryesorë në botë”, është shprehur John Kaldor, Drejtor i Projekteve Publike të Artit Kaldor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb