Dolly Parton do të bëjë një donacion për viktimat e uraganit Helene. Superylli njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë për Fondacionin Mountain Ways, i cili po ndihmon komunitetet e Tenesit Lindor të prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia shkatërruese.

Dhurimi, tha ajo, do të bëhet përmes kompanive të saj, Dollywood Foundation dhe Dollywood Parks and Resorts. Siç bëri të ditur ajo gjatë një konference për shtyp që dha, donacioni do të bëhet në bashkëpunim me Walmart.

“Unë shikoj përreth dhe mendoj se këto janë malet e mia, luginat e mia, lumenjtë e mi që rrjedhin si një përrua… Këta janë njerëzit e mi dhe kjo është shtëpia ime”, tha ajo specifikisht.

Më pas ndër të tjera ajo shtoi: “Sot desha të njoftoj se unë personalisht vetëm nga llogaria ime bankare po dhuroj një milion dollarë, por ka shumë për të bërë dhe po mundohemi të gjejmë mënyra të tjera për të mbledhur sa më shumë fonde”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb