Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi mohon se ka qenë në Komisariatin e Fushë-Krujës dhe përfshirjen e tij në skandalin e dhunimit të një të reje, ku akuzohet djali i një deputeti socialist.


Pas komunikimit telefonik në News24, Bushi ka shkruar në “Facebook” se nuk e njeh oficerin Emiljano Nuhu dhe se nuk e ka takuar kurrë. Ai i quan shpifje deklaratat se ka qenë në zyrën e oficerit të policisë kur atij i është vënë pistoleta në kokë dhe këtë sipas tij e vërtetojnë kamerat në Komisariat.


“Unë nuk e njoh oficerin në fjalë!
Nuk i di emrin dhe nuk e kam takuar kurrë. Njëkohësisht, as që bëhet fjalë që të kem qenë në ambientet e rajonit të policisë së Fushë Krujës, as vetëm e as bashkë me ato që oficeri apo ish oficeri tani pretendon.
Garantoj se kjo shpifje do të hidhet poshtë me fakte, pasi rajoni policor ka kamera dhe nëse unë do të kisha qenë do të isha filmuar. Është në ngarkim të organeve kompetente të verifikojnë kamerat dhe të provojnë se e gjithë kjo është një shpifje e madhe”, shkruan Bushi.


Artur Bushi Fb
Artur Bushi Fb

(m.k/BalkanWeb)