TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se Artur Meçollari është emëruar sot nga shefi i qeverisë, Edi Rama si zv.Komandant i Forcës Detare të Shqipërisë.


Me anë të një posti në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri dixhital, i cili i kërkon të ndërhyhet sa më parë për ta frenuar një emërim të tillë.


Sipas qytetarit dixhital, Artur Meçollari është i përfolur si agjent i shërbimit grek.


“Spiuni Artur Meçollari emrrohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forces Detare te vendit! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb Pershendetje dr.Ju bejme me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndermjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare.

Ky emerim i bere nga ministrja Xhacka behet ne nje kohe kur Ministrja i ka kerkuar Presidentit te Republikes shkarkimin e Komandantit te Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani.

Qellimi eshte i qarte, parapergatitjen e zotit Mecollari per Gjeneral dhe komandant Force, duke mundesuar keshtu, ushtrimin e kompetencave te plota nga ana e tij, ne ushtrimin e pergjegjesive te komandi-kontrollit ne drejtimin e Forces Detare, e cila ne misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.

Ju lutem nderhyni sa me pare, pasi nuk mundet ti besohet nje pergjegjesi kaq e rendesishme nje njeriu te dyshimte per lidhje agjenturore dhe plot rekorde te tjera negative te njohura tashme nga gjithe korpusi ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik. Nje veprim i tille cenon rende integritetin moral dhe besushmerine e Forcave te Armatosura, si nje strukturat me serioze te shtetit”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

(N.M/BalkanWeb)