FRANCE

Një Arushë nga Pirenejt francezë ka vrarë të paktën tetë dele në Spanjë. Rasti në fjalë ka shtyrë autoritetet në të dyja vendet të fillojnë bisedimet urgjente të zgjidhin këtë problem. Arusha, me emrin Claverina i ishte drejtuar maleve të Navarrës pasi kishte ardhur nga Bearni i pjesës jugperëndimore të Francës.  Lidhur me ngjarjen mësohet se zyrtarët mjedisorë në Spanjë kanë takuar edhe  homologë të tyre francezë.

Spain
Spain

Arusha Claverina dhe disa arusha të tjera ishin sjellë në këtë rajon nga Sllovenia. Ato ishin hedhur në natyrë në tetor të vitit të kaluar për të shtuar numrin e  tyre sepse në këtë zonë ndodheshin vetëm dy arinj.

Mediat spanjolle më herët kanë raportuar se kjo arushë ka ndërmarrë të paktën 7 sulme në Roncal të rajonit Navarre. 3 të këtyre sulmeve i ka kryer vetëm këtë muaj, ndërsa 4 të tjerat në nëntor të vitit të kaluar, shkruan BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb