BERAT – Para 70-vjetësh, kur avioni amerikan me 32 infermiere dhe mjekë u rrëzua në rrethinat e Beratit, jeta e tyre u shpëtua falë banorëve të zonës, që i strehuan, ushqyen dhe mbrojtën për 3 muaj e arritën t’i përcillnin edhe për në Itali.
Sot, pas 70 vjetësh, ambasadori amerikan Arvizu, ka vizituar familjen e njeriut që e shoqëroi personelin mjekësor amerikan, Kostaq Stefën, që për aktin e tij human, u dënua nga regjimi i pasluftës si spiun i amerikanëve. Arvizu takoi vajzat e tij, Eldën dhe Tinën dhe shprehu kënaqësinë e tij që po takohej me to dhe po mësonte për historinë e pasur të asaj familjeje.
“70 vjet më parë, një avion C-53 me 32 veta personel mjekësor të ushtrisë amerikane që udhëtonte për në Itali, u rrëzua në këtë pjesë të Shqipërisë, e cila në atë kohë ishte nën pushtimin nazist, – rrëfejnë burimet e Ambasadës Amerikane në Tiranë. – Për fat të mirë, amerikanët u shpëtuan nga banorët vendas, dhe gjatë qëndrimit të tyre tre-mujor në Shqipëri, deri në shpëtimin dhe transferimin e tyre në Itali, 32 infermiereve dhe mjekëve iu dha strehim dhe ushqim nga individët dhe familjet shqiptare.
Personi i cili i shoqëroi amerikanët gjatë kësaj kohe, z Kostaq Stefa, u ekzekutua nga regjimi mbi dyshimet se ai ishte spiun për amerikanët. Sot, Ambasadori Arvizu dhe Kryetari i Bashkisë Nasufi vizitojnë rezidencën Stefa dhe takohen me Eldën dhe Tinën, vajzat e Z. Kostaq Stefa. “Është një nder për mua të takohem me ju dhe të mësoj më shumë për historinë e pasur të familjes tuaj”, u tha Eldës dhe Tinës Ambasadori Arvizu.
ar.sh/BalkanWeb
Bravo turisti Arvizu.Po ben shetitjet e fundit turistike. Do e qash gjate Shqiperine o Arvizu, ashtu si ruset bazen e Vlores, apo serbet Kosoven.Po iken pa ndonje respekt nga Shqiperia.Dhente zoti para vitit ri
Bravo enveristi Drenova, duket qe vazhdo qan per dullen
Ti drenovar meso te besh komente se miku respektohet mjaft me ide komuniste se ska lezet cdo gje ka shijem e saj por jo keshtu dhe Beratasit e kan pas tradit mikpritjen dhe e kane ky ka qen nje vepr shum i mire qe ka bere sepse ngre larte dinjitetin dhe historin e shqiperise kjo tregon qe ne nuk jemi barbare si komshinjet tane Greket dhe Serbet zoti e bekoft Shqiperine dhe Ameriken