Ema Andrean e njohim si aktore e dikur edhe balerinë, dy profesione të lidhura me të bukurën, artin dhe skenën. Por ajo ndan në “Rudina” në Tv Klan edhe një ëndërr tjetër të sajën duke na treguar një dimension ndryshe që s’do ta kishim imagjinuar kurrë.
Rudina Magjistari: Nëse nuk do të ishe bërë aktore dhe as balerinë, çfarë do të ishe bërë në jetë?
Ema Andrea: O shkencëtare, o pilote.
Rudina Magjistari: Vërtet? Pilote avioni?
Ema Andrea: Po, po.
Rudina Magjistari: Të pëlqen?
Ema Andrea: Uuu! Shumë! Ikën nga rutina, banaliteti që ndonjëherë shoqëria ta ofron, je zot i fluturimit, një gjë që njeriu s’e ka të lehtë, s ‘mundet ta bëjë realisht dhe kam përshtypjen që vetmia mes teje dhe qiellit është e paçmuar.
Rudina Magjistari: Po shkencëtare?
Ema Andrea: Sepse jam kreative, më pëlqen t’i shkoj gjërave deri në fund për të bërë diçka të re, më pëlqen të jem kreative, të shpik, më punon truri ndonjëherë edhe në jetën e përditshme si ta gjej një zgjidhje pa thirrur ustain. Kam përshtypjen që do të isha bërë shkencëtare, më pëlqen të bëj gjëra.