Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament ka ironizuar opinionistët, duke përmendur sërish termat “kadrinj” për analistët.


“Na dalin nëpër televizion analistë, që po na mbajnë flamurin e intelektualizmit. Këta janë Andi Kadriu, Kadri Lubonja dhe Ylli Kadriu. Flasin tërë kohës, ndërsa realiteti është krejt ndryshe nga se deklarojnë dhe nxijnë ata”, tha Rama.


Kreu i qeverisë u shpreh se sa iu takon kriminelëve në parlament, në grupin parlamentar të PS ka qenë vetëm 1 person që kapej nga ligji i dekriminalizimit.


“Kemi pasur vetëm 1 person nga PS që kapej nga i ashtuquajturi ligj i dekriminalizimit. Dy të tjerë kanë ikur sepse kanë kryer akte gjatë kohës që ushtronin detyrën. Opozita dhe analistët dalin e thonë se në PS janë 18 kriminelë. Ku janë 18 kriminelë? Askund”, tha Rama.

(d.xh/ BalkanWeb)