Zhoze Murinjo është një nga emrat më të lakmuar në botë dhe klubet më të mira duan ta kenë në drejtimin e ekipit të tyre. Së fundmi, portugezi është përfolur për shumë për një kalim në krye të Bajernit të Mynihut apo Paris Sën Zhërmenit, por zhvillimet e fundit nxjerrin në skenë një tjetër pistë.

56-vjeçari është në orbitën e Romës dhe presidenti Xhejm Palota është gati t’i dhurojë portugezit projektin e shumëdëshiruar. Roma nuk është një nga top-klubet europiane, por me Murinjon në stol dhe investimet e duhuara do të mund të ngushtone shumë hendekun me Juventusin në Serinë A dhe me klubet e tjera në Champions League.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb