TIRANË- Ai është një nga reperët më të pëlqyer shqiptarë dhe shumë i ndjekur sidomos nga të rinjtë. Bëhet fjalë për Rigels Rajkun ose siç njihet me emrin artistik Noizy. Siç ndodh rëndom me të famshmit, edhe ai është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Sot në Instagram Noizy ka publikuar disa momente nga dita e tij. Nuk ka as femra, që për hir të së vërtetës nuk i mungojnë por lajme në televizor për të kaluar një pjesë të ditës. Teksa ndodhet në makinë, Noizy kap vetë momentin teksa shikon televizor.

E me sa duket Noizy ka zgjedhur të informohet nga News24. Në ekran shfaqet pikërisht edicioni i lajmeve në News24.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: