Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar hetimet e fundit të SPAK në lidhje me përgjimet e platformave të enkriptuara SkyEcc dhe Encrochat.
Hitaj u shpreh se SPAK ka marrë materiale të shumta nga prokuroritë ndërkombëtare për të hetuar lidhjet e krimit të organizuar me politikën, gjyqësorin, por edhe biznesin.
Ai theksoi se në materialet e mbërritura në SPAK, pjesa më e vështirë është kryqëzimi në terren.
Sipas tij në Sky dhe Encrochat krimi i organizuar ka përdorur pseudonime duke u frymëzuar nga lojtarët e futbollit apo të tjerë.
“Nga informacioni që kam është se ka shumë persona me pseudonime, Cristiano Ronaldo, Messi, ka emra lojtarësh. Majku, Xhimi, janë pseudonime për adresat në Encro apo Sky”, u shpreh ai.
Hitaj nënvizoi se përmbajtja në dosjen e fundit të SPAK arrin në nivele skandaloze, duke risjellë në vëmendje porositjen e vrasjes së një gazetari nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu.
“Është hera e parë që një gjyqtare urdhëron vrasjen e një gazetari, sipas dyshimeve të paktën. Edhe në Medellinin e Eskobarit nuk ka pasur gjyqtare që të urdhërojë vrasjen e një gazetari”, u shpreh ai.”
“SPAK ka marrë materiale të shumta për të hetuar lidhjet me politikën, gjyqësorin dhe biznesin të krimit të organizuar. Kryqëzimi i të dhënave është pjesa më e vështirë. Një informacion nga prokuroritë e huaja duhet të kryqëzohet në terren. Nga informacioni që kam është se ka shumë persona me pseudonime, Cristiano Ronaldo, Messi, ka emra lojtarësh. Majku, Xhimi, janë pseudonime për adresat në Encro apo Sky.
Përmbajtja në dosjen e SPAK është skandaloze. Është hera e parë që një gjyqtare urdhëron vrasjen e një gazetari, sipas dyshimeve të paktën. Edhe në Medellinin e Eskobarit nuk ka pasur gjyqtare që të urdhërojë vrasjen e një gazetari”, tha Hitaj.