Pas një eksodi të vërtetë në dimër, mes shumë pikëpyetjeve për të ardhmen, ku në mes vijon të jetë problemi më pagesat, është e vështirë ti kërkosh llogari Ilir Dajës por pozitat ku ndodhet sot Flamurtari. Pavarësisht se vlonjatët në dukje janë jashtë objektivave sezonal, shifrat flasin krejtësisht të kundërtën.

Teuta e vendit të 3-të, ekipi i fundit që Superliga dërgon në europë është vetëm 6-të pikë larg Flamurtarit. Nëse zbresin dhe pak më poshtë, tek Laçi, ekipi i katërt në klasifikim, diferenca është edhe më e vogël, vetëm një pikë.

Duke iu referuar tabelës, por dhe kushteve që po zhvillohet kjo fazë e tretë, më të drejtë Ilir Daja shprehet se Europa nuk është larg, një objektiv mese i mundshëm në letër:

“Vazhdojmë të jemi në një pozicion ku nuk i kemi shumë larg ato ekipe që luftojnë për europën. Nëse do të kemi kontingjentin e plotë në dispozicion do të bëjmë më mirë se sa kemi bërë deri më tani. Në fund të fundit me Flamurtarin ende nuk kam provuar të kuptoj se kush është maskimi jonë, sepse siç dihet kemi pasur problematika gjatë rrugës, si më dëmtimet ashtu me federimet e vonshme sidomos të Kale apo dhe mungesat që kemi pasur pas largimeve të janarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb